Skip to content

Kompania teknologjike "in-house" e shtetit shqiptar

Shoqëri aksionare shtetërore për transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe modernizimin e shërbimeve publike.

Kush jemi

Albanian Digital Solution SH.A.

ADS SH.A. operon si kompania teknologjike "in-house" e shtetit shqiptar, me fokus zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve, platformave dhe infrastrukturave digjitale, duke garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve digjitale.

Përmes ekspertizës teknike dhe standardeve profesionale, ADS synon të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.
FormaShoqëri aksionare shtetërore
ProfiliKompani teknologjike "in-house"
FushaTIK dhe siguri kibernetike
QëllimiModernizimi i administratës publike
Shërbimet

Shërbimet e specializuara

Shoqëria ofron shërbime të specializuara për sektorin publik dhe privat, duke mbuluar të gjithë ciklin e teknologjisë digjiitale.

01

Zhvillim Software

Zhvillimin e sistemeve software dhe aplikacioneve të reja.

02

Transformim Digjital

Transformimin digjital të proceseve dhe shërbimeve institucionale.

03

Operim dhe Mirëmbajtje

Operimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të sistemeve TIK.

04

Infrastrukturë Teknologjike

Administrimin e infrastrukturës, platformave cloud dhe qendrave të të dhënave.

05

Siguri Kibernetike

GRC, monitorim & reagim ndaj incidenteve.

06

Analizë dhe Inovacion

Analizën e të dhënave, automatizimin dhe inovacionin teknologjik.

07

Mbështetje Teknike

Mbështetjen teknike dhe monitorimin operacional të sistemeve.

08

Shërbime Institucionale

Shërbime për sektorin publik dhe privat sipas standardeve profesionale.

Misioni ynë

Të garantojmë sigurinë, vazhdimësinë dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale të shtetit, duke ndërtuar një ekspertizë teknologjike të qëndrueshme që mbetet dhe zhvillohet brenda institucioneve.

Transferim gradual dhe i mirëplanifikuar
Mbështetje dhe operim i sistemeve TIK
Kapacitete të qëndrueshme shtetërore
Vizioni ynë

Tre shtylla strategjike për një model të ri teknologjik

Ndërtojmë një të ardhme digjitale të qëndrueshme për Shqipërinë nëpërmjet tre shtyllave kryesore strategjike.

Inovacion & AI

Hub kombëtar për inteligjencë artificiale

Ekselencë Digjitale

Qendër rajonale e ekspertizës

Ekspertizë Kombëtare

Teknologji e qëndrueshme brenda institucioneve

Këshilli Mbikqyrës

6 anëtarë
Eglantina Kalluçi
Kryetare
Olta Manjani
Anëtare
Senida Mesi
Anëtare
Ismail Shehu
Anëtar
Anton Martini
Anëtar
Martin Kajo
Anëtar
Saimir Kapllani
Albanian Digital Solution SH.A.

Saimir Kapllani

Administrator / CEO

Z. Saimir Kapllani ka një përvojë të gjatë në fushën e teknologjisë së informacionit, sigurisë kibernetike, qeverisjes së TIK, menaxhimit të riskut, pajtueshmërisë ligjore dhe auditimit të infrastrukturave kritike të informacionit.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka mbajtur funksione drejtuese në institucione publike, me përgjegjësi në hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e kuadrit rregullator dhe operacional në fushën e teknologjisë së informacionit, sigurisë kibernetike dhe shërbimeve të besuara. Përvoja e tij ndërthur dimensionin strategjik, rregullator dhe operacional të transformimit digjital, teknologjisë dhe sigurisë, me kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e qëndrueshmërisë së ekosistemit digjital kombëtar dhe mbështetjen e shërbimeve publike digjitale.

Në nivel ndërkombëtar, ai ka mbajtur rolin e anëtarit në Data Protection Supervisory Board të EUROCONTROL, ku ka kontribuar në mbikëqyrjen e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, pajtueshmërinë institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Ai zotëron certifikime dhe kualifikime profesionale të njohura ndërkombëtarisht në fushat e teknologjisë, sigurisë kibernetike, qeverisjes, auditimit dhe menaxhimit të riskut, ndër të cilat ISO/IEC 27001 Senior Lead Auditor, SIM3 Certified Auditor, CompTIA Security+ dhe GIAC Cyber Security Leadership. Gjithashtu, ka ndjekur programe të avancuara ndërkombëtare, përfshirë International Program on Cyber Security Studies nga George C. Marshall European Center for Security Studies, Tallinn School of Cyber Diplomacy.

Në rolin e Administratorit të Albanian Digital Solution sh.a., Saimir Kapllani udhëheq zhvillimin e një modeli të ri të kapaciteteve teknologjike "in-house" për shtetin shqiptar, të bazuar në profesionalizëm, siguri, qëndrueshmëri dhe inovacion. Përmes këtij roli, ai drejton angazhimin e ADS-së për zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale publike, në mbështetje të transformimit digjital të Republikës së Shqipërisë.

Teknologji TIK Siguri Kibernetike Strategji Digjitale Menaxhim Institucional