ZGJIDHJE
DIXHITALE
PËR SHQIPËRINË

ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A., partneri juaj i besuar për transformimin digjital dhe sigurinë kibernetike.

Shërbimet Tona

Zhvillim, Përmirësim dhe Integrim të Sistemeve, Platformave, Aplikacioneve dhe Moduleve TIK

Zhvillimin e sistemeve, platformave dhe aplikacioneve të reja; përmirësimin, zgjerimin, modernizimin dhe migrimin e sistemeve ekzistuese; integrimin e sistemeve dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave; analizën, projektimin dhe arkitekturën e zgjidhjeve teknike.

Shërbime të Administrimit Teknik, Operimit dhe Mirëmbajtjes të Sistemeve, Platformave dhe Infrastrukturave TIK

Administrimin teknik dhe operimin e vazhdueshëm të sistemeve dhe infrastrukturave TIK; mirëmbajtjen e tyre; monitorimin teknik dhe operacional; mbështetjen teknike dhe funksionale; menaxhimin e incidenteve teknike dhe rikuperimin e shërbimit; garantimin e disponueshmërisë, performancës dhe vazhdimësisë operacionale.

Shërbime të Implementimit të Masave të Sigurisë Kibernetike për Sistemet TIK

Mbrojtjen, monitorimin, vlerësimin, auditimin, testimin, përmirësimin, menaxhimin e riskut, si dhe mbështetjen për qeverisjen, pajtueshmërinë dhe zbatimin e masave të sigurisë për rrjetet, sistemet, platformat, aplikacionet dhe infrastrukturat TIK, me qëllim parandalimin, identifikimin, analizimin dhe trajtimin e ngjarjeve apo incidenteve të sigurisë kibernetike.

Zgjidhje Dixhitale
për Shqipërinë

ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. është një shoqëri aksionare shtetërore, e krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar për qeverisjen elektronike dhe shoqëritë tregtare, me qëllim mbështetjen e transformimit digjital, zhvillimit teknologjik dhe sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë

Mëso Më Shumë

Jemi Këtu për Ju

Për informacion, kërkesa ose komunikime zyrtare, mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme.

Email

info@ads.com.al

Adresa

Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3,
1003 Tiranë, Shqipëri

Forma Ligjore

Shoqëri Aksionare (sh.a.)

✉ Na Shkruani me Email