Kreu / Rreth Nesh

RRETH ALBANIAN DIGITAL SOLUTON SH.A

Albanian Digital Solution sh.a.

ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. është një shoqëri aksionare shtetërore, e krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar për qeverisjen elektronike dhe shoqëritë tregtare, me qëllim mbështetjen e transformimit digjital, zhvillimit teknologjik dhe sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. operon si kompania teknologjike “in-house” e shtetit shqiptar, me fokus zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve, platformave dhe infrastrukturave digjitale, si dhe ofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, komunikimit dhe implementimit të masave të sigurisë kibernetike për sektorin publik dhe privat, duke garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe infrastrukturave digjitale.

Shërbimet e specializuara

Shoqëria ofron shërbime të specializuara në:

  • Zhvillimin e sistemeve software dhe aplikacioneve.
  • Transformimin digjital të proceseve dhe shërbimeve institucionale.
  • Operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve TIK.
  • Administrimin e infrastrukturës teknologjike, platformave cloud dhe qendrave të të dhënave.
  • Mbështetjen teknike dhe monitorimin operacional të sistemeve.
  • Sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike.
  • Monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike.
  • Analizën e të dhënave, automatizimin dhe inovacionin teknologjik.
Përmes ekspertizës teknike, standardeve profesionale dhe një modeli modern operimi, ADS synon të ndërtojë dhe konsolidojë kapacitete të qëndrueshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Ky angazhim është në funksion të modernizimit të administratës publike dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.