Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Prokurimi, Drejtoria e Prokurimit, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A
Detyrat kryesore
- Harton dhe administron dokumentacionin e procedurave të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi
- Siguron zbatimin korrekt të Ligjit për prokurimet publike dhe akteve nënligjore në zbatim të tij
- Përgatit dosjet e tenderëve, specifikimet teknike dhe dokumentacionin standard të procedurave
- Koordinon me njësitë përkatëse për identifikimin dhe planifikimin e nevojave të prokurimit
- Menaxhon komunikimin dhe marrëdhëniet me operatorët ekonomikë gjatë procedurave të prokurimit
- Mbështet procesin e vlerësimit të ofertave dhe përgatit dokumentacionin për përzgjedhjen e fituesit
- Administron publikimin dhe ndjekjen e procedurave në sistemet elektronike të prokurimit
- Siguron transparencën, dokumentimin dhe arkivimin e plotë të procedurave të prokurimit
- Bashkëpunon me njësitë juridike, financiare dhe teknike për zbatimin korrekt të kontratave
- Harton raporte dhe evidenca periodike mbi realizimin e procedurave të prokurimit
Kërkesat për kandidatët
- Të Zotërojë Diplomë Bachelor në shkenca juridike / ekonomike ose fusha të ngjashme
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Trajnimet në prokurim publik përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.