Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Prokurimi

NJOFTIM Afati i aplikimit: 29.09.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Prokurimi, Drejtoria e Prokurimit, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A

Detyrat kryesore

  • Harton dhe administron dokumentacionin e procedurave të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Siguron zbatimin korrekt të Ligjit për prokurimet publike dhe akteve nënligjore në zbatim të tij
  • Përgatit dosjet e tenderëve, specifikimet teknike dhe dokumentacionin standard të procedurave
  • Koordinon me njësitë përkatëse për identifikimin dhe planifikimin e nevojave të prokurimit
  • Menaxhon komunikimin dhe marrëdhëniet me operatorët ekonomikë gjatë procedurave të prokurimit
  • Mbështet procesin e vlerësimit të ofertave dhe përgatit dokumentacionin për përzgjedhjen e fituesit
  • Administron publikimin dhe ndjekjen e procedurave në sistemet elektronike të prokurimit
  • Siguron transparencën, dokumentimin dhe arkivimin e plotë të procedurave të prokurimit
  • Bashkëpunon me njësitë juridike, financiare dhe teknike për zbatimin korrekt të kontratave
  • Harton raporte dhe evidenca periodike mbi realizimin e procedurave të prokurimit

Kërkesat për kandidatët

  • Të Zotërojë Diplomë Bachelor në shkenca juridike / ekonomike ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Trajnimet në prokurim publik përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.