Kompania teknologjike "in-house" e shtetit shqiptar
Shoqëri aksionare shtetërore për transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe modernizimin e shërbimeve publike.
Albanian Digital Solution SH.A.
ADS SH.A. operon si kompania teknologjike "in-house" e shtetit shqiptar, me fokus zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve, platformave dhe infrastrukturave digjitale, duke garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve digjitale.
Shërbimet e specializuara
Shoqëria ofron shërbime të specializuara për sektorin publik dhe privat, duke mbuluar të gjithë ciklin e teknologjisë digjiitale.
Zhvillim Software
Zhvillimin e sistemeve software dhe aplikacioneve të reja.
Transformim Digjital
Transformimin digjital të proceseve dhe shërbimeve institucionale.
Operim dhe Mirëmbajtje
Operimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të sistemeve TIK.
Infrastrukturë Teknologjike
Administrimin e infrastrukturës, platformave cloud dhe qendrave të të dhënave.
Siguri Kibernetike
GRC, monitorim & reagim ndaj incidenteve.
Analizë dhe Inovacion
Analizën e të dhënave, automatizimin dhe inovacionin teknologjik.
Mbështetje Teknike
Mbështetjen teknike dhe monitorimin operacional të sistemeve.
Shërbime Institucionale
Shërbime për sektorin publik dhe privat sipas standardeve profesionale.
Të garantojmë sigurinë, vazhdimësinë dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale të shtetit, duke ndërtuar një ekspertizë teknologjike të qëndrueshme që mbetet dhe zhvillohet brenda institucioneve.
Tre shtylla strategjike për një model të ri teknologjik
Ndërtojmë një të ardhme digjitale të qëndrueshme për Shqipërinë nëpërmjet tre shtyllave kryesore strategjike.
Inovacion & AI
Hub kombëtar për inteligjencë artificiale
Ekselencë Digjitale
Qendër rajonale e ekspertizës
Ekspertizë Kombëtare
Teknologji e qëndrueshme brenda institucioneve
Këshilli Mbikqyrës
6 anëtarë
Saimir Kapllani
Z. Saimir Kapllani ka një përvojë të gjatë në fushën e teknologjisë së informacionit, sigurisë kibernetike, qeverisjes së TIK, menaxhimit të riskut, pajtueshmërisë ligjore dhe auditimit të infrastrukturave kritike të informacionit.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka mbajtur funksione drejtuese në institucione publike, me përgjegjësi në hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e kuadrit rregullator dhe operacional në fushën e teknologjisë së informacionit, sigurisë kibernetike dhe shërbimeve të besuara. Përvoja e tij ndërthur dimensionin strategjik, rregullator dhe operacional të transformimit digjital, teknologjisë dhe sigurisë, me kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e qëndrueshmërisë së ekosistemit digjital kombëtar dhe mbështetjen e shërbimeve publike digjitale.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka mbajtur rolin e anëtarit në Data Protection Supervisory Board të EUROCONTROL, ku ka kontribuar në mbikëqyrjen e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, pajtueshmërinë institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Ai zotëron certifikime dhe kualifikime profesionale të njohura ndërkombëtarisht në fushat e teknologjisë, sigurisë kibernetike, qeverisjes, auditimit dhe menaxhimit të riskut, ndër të cilat ISO/IEC 27001 Senior Lead Auditor, SIM3 Certified Auditor, CompTIA Security+ dhe GIAC Cyber Security Leadership. Gjithashtu, ka ndjekur programe të avancuara ndërkombëtare, përfshirë International Program on Cyber Security Studies nga George C. Marshall European Center for Security Studies, Tallinn School of Cyber Diplomacy.
Në rolin e Administratorit të Albanian Digital Solution sh.a., Saimir Kapllani udhëheq zhvillimin e një modeli të ri të kapaciteteve teknologjike "in-house" për shtetin shqiptar, të bazuar në profesionalizëm, siguri, qëndrueshmëri dhe inovacion. Përmes këtij roli, ai drejton angazhimin e ADS-së për zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale publike, në mbështetje të transformimit digjital të Republikës së Shqipërisë.