Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:
Specialist (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Detyrat kryesore
- Implementon detyra zhvillimi të mirëpërcaktuara dhe me qëllim të qartë, nën udhëheqjen e Ekspertit të Lartë ose të Mesëm.
- Korrigjon defekte të thjeshta dhe realizon ndryshime të vogla në sistemet ekzistuese.
- Shkruan teste për kodin e vet dhe mëson praktikat e testimit të njësisë.
- Merr pjesë në code review si autor dhe përmirësohet në mënyrë aktive nga feedback-u i marrë.
- Njeh në mënyrë graduale sistemet, arkitekturën dhe proceset e njësisë, me synim rritjen drejt punës së pavarur.
- Dokumenton punën e kryer sipas standardeve të njësisë.
- Kërkon ndihmë në kohë kur bllokohet, në vend që të humbasë kohë i bllokuar - dhe e trajton këtë si praktikë profesionale, jo si dobësi.
- Raporton tek tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Eksperienca në fushën përkatëse përbën avantazh;
- Trajnime bazë në programim përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.