Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 13.10.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Implementon detyra zhvillimi të mirëpërcaktuara dhe me qëllim të qartë, nën udhëheqjen e Ekspertit të Lartë ose të Mesëm.
  • Korrigjon defekte të thjeshta dhe realizon ndryshime të vogla në sistemet ekzistuese.
  • Shkruan teste për kodin e vet dhe mëson praktikat e testimit të njësisë.
  • Merr pjesë në code review si autor dhe përmirësohet në mënyrë aktive nga feedback-u i marrë.
  • Njeh në mënyrë graduale sistemet, arkitekturën dhe proceset e njësisë, me synim rritjen drejt punës së pavarur.
  • Dokumenton punën e kryer sipas standardeve të njësisë.
  • Kërkon ndihmë në kohë kur bllokohet, në vend që të humbasë kohë i bllokuar - dhe e trajton këtë si praktikë profesionale, jo si dobësi.
  • Raporton tek tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Eksperienca në fushën përkatëse përbën avantazh;
  • Trajnime bazë në programim përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.