Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud dhe Platformë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 01.09.2026

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud dhe Platformë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud dhe Platformë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Dizanjon dhe implementon zgjidhje cloud dhe platforma teknologjike, duke garantuar sigurinë, disponueshmërinë e sitemeve.
  • Menaxhon infrastrukturën dhe shërbimet cloud, duke administruar mjediset virtuale, konfigurimet dhe integrimet ndërmjet sistemeve.
  • Siguron performancën dhe shkallëzimin e sistemeve, përmes monitorimit, optimizimit të burimeve dhe planifikimit të kapaciteteve.
  • Bashkëpunon me DevOps dhe ekipet teknike për automatizimin, integrimin dhe implementimin e shërbimeve dhe platformave cloud.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike, duke analizuar incidentet dhe propozuar zgjidhje infrastrukturore dhe operative.
  • Mentoron ekspertët e mesëm dhe specialistët, duke mbështetur zhvillimin teknik dhe ndarjen e praktikave më të mira në administrimin cloud dhe platform engineering.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: AWS / Azure / GCP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.