Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 01.09.2026

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Administron dhe mirëmban infrastrukturën Cloud, on-premise dhe hibride dhe platformat teknologjike, në përputhje me arkitekturën dhe standardet e përcaktuara.
  • Administron serverët fizikë dhe virtualë, sistemet Linux/Windows dhe platformat e virtualizimit, përfshirë konfigurimin, patching, hardening, upgrade, cluster-at, burimet dhe kapacitetet.
  • Administron storage, file systems, backup dhe mekanizmat e high availability dhe disaster recovery, duke garantuar disponueshmërinë dhe vazhdimësinë e infrastrukturës.
  • Projekton dhe implementon komponentët compute, storage, networking, identity dhe shërbimet bazë të infrastrukturës Cloud dhe integrimin e tyre me mjediset on-premise.
  • Implementon dhe administron platformat e containerization dhe orchestration dhe komponentët përkatës të platformës.
  • Harton dhe mirëmban Infrastructure as Code (IaC), Configuration Management dhe automatizime për provisioning, konfigurimin dhe menaxhimin e infrastrukturës dhe platformave.
  • Monitoron dhe optimizon disponueshmërinë, performancën, kapacitetet dhe përdorimin e burimeve të infrastrukturës dhe platformave, si dhe përdorimin dhe kostot e shërbimeve Cloud.
  • Implementon mekanizmat e identity and access management, hardening dhe kontrollet teknike të sigurisë së infrastrukturës dhe platformave.
  • Kryen vlerësimin teknik të teknologjive, platformave dhe shërbimeve të reja dhe rekomandon adoptimin dhe standardizimin e tyre.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike dhe planifikon, teston dhe implementon upgrade, migrime dhe ndryshime të platformave dhe infrastrukturës.
  • Mbështet ekipet e projekteve dhe DevSecOps me ekspertizë teknike, harton dokumentacionin, diagramet, runbook-et dhe procedurat operative dhe mentoron Ekspertët e Mesëm dhe Specialistët.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Niveli minimal i diplomës Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime AWS/Azure/GCP si dhe certifikime në administrimin e sistemeve Linux/Windows, platformat e virtualizimit, Kubernetes ose teknologjitë e infrastrukturës përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.