Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist i Mbështetjes Teknike L 1

NJOFTIM Afati i aplikimit: 23.07.2026

Specialist i Mbështetjes Teknike L 1, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist i Mbështetjes Teknike L1, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Pranon, regjistron dhe klasifikon kërkesat, incidentet dhe problematikat teknike, duke siguruar evidencë dhe gjurmueshmëri të tyre.
  • Zgjidh incidente dhe problematika bazë teknike, si dhe ofron asistencë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për përdoruesit në lidhje me sistemet, aplikacionet dhe pajisjet teknologjike.
  • Eskalon çështjet komplekse ose problematikat që kërkojnë trajtim të avancuar teknik tek niveli L2 ose tek njësitë përgjegjëse përkatëse.
  • Ndjek, monitoron dhe përditëson statusin e kërkesave të trajtuara, duke siguruar respektimin e afateve dhe procedurave të përcaktuara.
  • Siguron komunikim të qartë, korrekt dhe profesional me përdoruesit gjatë procesit të trajtimit të incidenteve dhe kërkesave teknike.
  • Respekton SLA-t, procedurat operative dhe udhëzimet teknike të përcaktuara për ofrimin e shërbimeve të mbështetjes teknike.
  • Raporton tek Eksperti i Mesëm.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë 0-2 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: ITIL Foundation përbën avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.