Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Specialist i Marrëdhënieve me Publikun.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet komunikimet operative me median, komunikimin institucional me publikun dhe palët e interesit.
  • Mbështet përgatitjen dhe publikimin e komunikimeve zyrtare, materialeve informative dhe përmbajtjeve për kanalet e komunikimit të shoqërisë.
  • Ndihmon në koordinimin e komunikimit me publikun, median dhe palët e interesit.
  • Mbështet organizimin e eventeve, aktiviteteve publike dhe fushatave ndërgjegjësuese të shoqërisë.
  • Përgatit materiale mbështetëse, raporte dhe dokumentacion lidhur me aktivitetet e marrëdhënieve me publikun.
  • Bashkëpunon me njësitë organizative për mbledhjen dhe koordinimin e informacionit institucional.
  • Siguron administrimin dhe përditësimin e përmbajtjeve informative në kanalet zyrtare të komunikimit.
  • Zbaton standardet dhe procedurat institucionale në komunikimet publike të shoqërisë.
  • Kontribuon në promovimin e imazhit institucional dhe përmirësimin e komunikimit publik të shoqërisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master në Komunikim / Media / Marrëdhënie Publike / Biznes / Ekonomi / Juridik ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 0-2 vite eksperiencë profesionale në fushë.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.