Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist Burime Njerëzore

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Specialist Burime Njerëzore.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist Burime Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet administrimin e proceseve operative të burimeve njerëzore në përputhje me procedurat dhe politikat e shoqërisë.
  • Mbështet proceset e rekrutimit të stafit dhe ndjek dokumentacionin përkatës administrativ.
  • Administron dhe përditëson dokumentacionin dhe evidencat e personelit sipas procedurave dhe kërkesave ligjore në fuqi.
  • Ndihmon në organizimin dhe koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të zhvillimit profesional të stafit.
  • Mbështet proceset e vlerësimit të performancës dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
  • Zbaton procedurat, politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore në aktivitetet e përditshme administrative dhe operative.
  • Bashkëpunon me njësitë organizative për administrimin e kërkesave dhe proceseve që lidhen me personelin.
  • Përgatit dhe administron dokumentacion, raporte dhe evidenca në fushën e burimeve njerëzore.
  • Siguron ruajtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave dhe dokumentacionit të personelit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes/Juridik ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 0-2 vite eksperience profesionale në fushë.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Specialist Burime Njerezore.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.