ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (1) vend të lire pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie CSIRT, Departamenti i Sigurise Kibernetike, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton, përditëson dhe mirëmban Planet e Reagimit ndaj Incidenteve dhe procedurat operative për menaxhimin e incidenteve të sigurisë.
- Koordinon reagimin ndaj incidenteve kritike P1/P2 të eskaluara, duke siguruar adresim dhe rikuperim në kohë.
- Komunikon dhe koordinon veprimet me klientët, menaxhmentin, ekipet teknike dhe autoritetet përkatëse gjatë incidenteve.
- Mbikëqyr analizat post-incident, procesin Planet e Reagimit dhe identifikimin e masave për përmirësimin e kontrolleve dhe proceseve.
- Koordinon me ekipet Red Team dhe Blue Team për zhvillimin e skenarëve realistë dhe ushtrimeve të simulimit.
- Siguron gatishmërinë operative të ekipit përmes trajnimeve, testimeve periodike dhe përditësimit të procedurave.
- Harton raportime periodike mbi incidentet, statusin operacional dhe masat e ndërmarra për menaxhmentin dhe autoritetet kompetente.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në Informatikë, Inxhinieri, Siguri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: GCIH, GCFE ose trajnime të ngjashme përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Mesem Jurist.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.