ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Sektori Juridik.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori Juridik, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Koordinon dhe mbikëqyr çështjet juridike duke garantuar cilësinë dhe përputhshmërinë ligjore të dokumentacionit dhe proceseve të shoqërisë.
- Rishikon, harton kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion juridik të rëndësishëm të shoqërisë.
- Ofron opinion dhe asistencë juridike për çështje komplekse që lidhen me aktivitetin korporativ, administrativ dhe operacional të shoqërisë.
- Koordinon ndjekjen e procedurave administrative, ligjore dhe gjyqësore ku shoqëria është palë ose ka interes juridik.
- Monitoron dhe administron afatet, detyrimet dhe dokumentacionin ligjor të shoqërisë.
- Bashkëpunon me njësitë organizative për interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe procedurave të brendshme.
- Harton raporte periodike juridike dhe ndjek problematikat dhe risqet ligjore të identifikuara.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe propozon masa për përditësimin e procedurave dhe akteve të shoqërisë.
- Ofron mentorim profesional për juristët e sektorit dhe mbështetje juridike për shoqërinë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Drejtësi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës Sektori Juridik.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.