Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Harton dhe zbaton strategjinë, standardet dhe metodologjitë e sigurimit të cilësisë dhe testimit të sistemeve software.
  • Planifikon, koordinon dhe mbikëqyr proceset e testimit funksional, integrues, regresiv, performancës dhe automatizimit të testimit.
  • Përcakton dhe monitoron indikatorët e cilësisë së produkteve software, përfshirë defect density, test coverage dhe pass rate.
  • Koordinon integrimin e proceseve të testimit automatik në pipeline-et CI/CD dhe praktikat DevSecOps.

Kërkesat për kandidatët

  • Mbikëqyr identifikimin, dokumentimin dhe ndjekjen e problematikave dhe defekteve gjatë ciklit të testimit.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, arkitekturës, DevOps dhe analizës së biznesit për garantimin e cilësisë së zgjidhjeve teknologjike.
  • Vlerëson gatishmërinë funksionale dhe teknike të sistemeve dhe miraton procesin Go/No-Go për release-et e aplikacioneve.
  • Siguron standardizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, mjeteve dhe praktikave të QA/Testimit.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për specialistët e QA/Testimit.
  • KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: ISTQB Advanced ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie sigurimit të cilësisë dhe testimit.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.