ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Njësie të Menaxhimit të Projekteve.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie të Menaxhimit të Projekteve, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve.
- Harton dhe monitoron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të menaxhimit të projekteve.
- Planifikon, administron dhe mbikëqyr portofolin e projekteve të shoqërisë.
- Monitoron realizimin e projekteve në aspektin e afateve, kostove, cilësisë dhe objektivave të përcaktuara.
- Koordinon procesin e prioritizimit të projekteve dhe alokimit të burimeve.
- Evidenton risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit të projekteve, si dhe propozon masa korrigjuese.
- Siguron standardizimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit të projekteve.
- Koordinon veprimtarinë ndërmjet departamenteve dhe strukturave të përfshira në realizimin e projekteve.
- Bashkëpunon me institucionet përfituese dhe palët e interesuara për çështje që lidhen me projektet.
- Harton raporte periodike mbi statusin dhe performancën e projekteve për drejtuesit e shoqërisë.
- Siguron respektimin e kërkesave ligjore, procedurale dhe kontraktuale në administrimin e projekteve.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5–8 vite eksperiencë pune.
- Certifikime PMP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
manual-chat
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.