Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie Menaxhim të Incidenteve dhe Ndryshimeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Menaxhim të Incidenteve dhe Ndryshimeve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie Menaxhim të Incidenteve dhe Ndryshimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton dhe koordinon proceset ITIL të Menaxhimit të Incidenteve dhe Menaxhimit të Ndryshimeve për garantimin e vazhdimësisë dhe stabilitetit të shërbimeve teknologjike.
  • Koordinon reagimin dhe menaxhimin operacional të incidenteve prioritare dhe kritike (P1/P2), duke siguruar adresim dhe rikuperim efikas të shërbimeve.
  • Mbikëqyr procesin e Change Management për vlerësimin dhe miratimin e ndryshimeve teknike.
  • Siguron komunikimin dhe koordinimin me palët e interesit gjatë incidenteve kritike dhe ndërhyrjeve teknike me impakt të lartë.
  • Monitoron dhe analizon incidentet, problematikat dhe ndryshimet teknike për identifikimin e risqeve dhe problematikave të përsëritura.
  • Propozon dhe ndjek masa parandaluese dhe përmirësuese për reduktimin e incidenteve dhe optimizimin e proceseve operative.
  • Siguron dokumentimin e plotë të incidenteve, ndryshimeve dhe veprimeve korrigjuese sipas procedurave dhe standardeve operative.
  • Bashkëpunon me ekipet e operimeve, infrastrukturës, zhvillimit software dhe sigurisë për menaxhimin dhe koordinimin e incidenteve dhe ndryshimeve teknike.
  • Monitoron respektimin e SLA-ve dhe parametrave të performancës për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe ndryshimeve.
  • Siguron përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve ITIL dhe praktikave të Incident & Change Management.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime:: ITIL Expert ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie Menaxhim Incidentesh & Ndryshimesh.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.