Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie Arkitekturës së Sistemeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Arkitekturës së Sistemeve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie Arkitekturës së Sistemeve, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton vizionin arkitekturor të Shoqërisë duke garantuar koherencën, skalueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e të gjitha zgjidhjeve teknike.
  • Përcakton arkitekturën teknologjike të projekteve dhe sistemeve strategjike të organizatës.
  • Vlerëson dhe miraton zgjidhjet arkitekturore të propozuara nga ekipet dhe njësitë teknike.
  • Harton standardet, parimet dhe modelet arkitekturore (ADR, C4 Model, TOGAF ose ekuivalente).
  • Vlerëson dhe rekomandon teknologji, platforma dhe zgjidhje të reja me potencial për organizatën.
  • Mbikëqyr modernizimin, integrimin dhe migrimin e sistemeve dhe platformave ekzistuese.
  • Siguron dokumentacionin arkitekturor të plotë, të standardizuar dhe të përditësuar.
  • Bashkëpunon me drejtuesit dhe ekipet teknike për vendimmarrje kritike arkitekturore dhe teknologjike.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: TOGAF 9/10 ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie Arkitektures.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.