Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie AppSec/DevSecOps

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie AppSec/DevSecOps.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie AppSec/DevSecOps, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Harton dhe zbaton strategjinë AppSec dhe DevSecOps për integrimin e sigurisë në ciklin e zhvillimit dhe operimit të aplikacioneve software.
  • Integron kontrollet dhe mekanizmat e sigurisë në pipeline-et CI/CD dhe proceset e zhvillimit, testimit dhe deployment-it të sistemeve.
  • Përcakton standardet, politikat dhe praktikat e secure coding për zhvillimin e aplikacioneve dhe shërbimeve software.

Kërkesat për kandidatët

  • Koordinon testimet e sigurisë së aplikacioneve, përfshirë vulnerability assessment, code scanning dhe penetration testing, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse të sigurisë.
  • Vlerëson dhe miraton zgjidhjet dhe komponentët e sigurisë për projektet dhe sistemet kritike të organizatës.
  • Monitoron dhe adreson dobësitë, problematikat dhe risqet e sigurisë që lidhen me aplikacionet, kodin dhe proceset DevSecOps.
  • Siguron përputhshmërinë e aplikacioneve dhe proceseve të zhvillimit me standardet dhe politikat e sigurisë së informacionit.
  • Organizon dhe mbështet trajnime teknike dhe aktivitete ndërgjegjësuese për secure coding dhe Application Security për ekipet e zhvillimit software.
  • Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, praktikave dhe mjeteve të AppSec dhe DevSecOps.
  • KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: OSCP / CEH / CSSLP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie AppSec DevSecOps(1).docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.