ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Kërkesat për kandidatët
- Analizon proceset ekzistuese të biznesit dhe identifikon nevojat për optimizim, automatizim dhe transformim digjital të shërbimeve dhe proceseve .
- Mbledh, analizon dhe dokumenton kërkesat funksionale dhe jo-funksionale nga palët e interesit, përdoruesit fundorë dhe njësitë përfituese.
- Harton dokumentacion të detajuar funksional dhe diagrame procesesh, duke siguruar qartësi dhe standardizim.
- Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime të qarta dhe të implementueshme për ekipet e zhvillimit software, arkitekturës dhe operimeve.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet teknike për validimin e kërkesave, analizimin e zgjidhjeve dhe garantimin e përputhshmërisë me objektivat e projektit.
- Koordinon komunikimin ndërmjet palëve të biznesit dhe ekipeve teknike, duke siguruar kuptim të unifikuar të kërkesave dhe prioriteteve.
- Analizon ndikimin e ndryshimeve funksionale dhe menaxhon përditësimin e kërkesave gjatë gjithë ciklit të jetës së projektit.
- Merr pjesë në testimin funksional, validimin e deliverables dhe verifikimin e përputhshmërisë së zgjidhjeve me kërkesat e biznesit.
- Identifikon problematika operacionale dhe propozon rekomandime për përmirësimin e proceseve, rritjen e eficiencës dhe cilësisë së shërbimeve.
- Monitoron progresin e kërkesave funksionale dhe përgatit raporte periodike mbi statusin, problematikat dhe risqet e identifikuara gjatë implementimit të projekteve.
- KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite experience profesionale në fushë.
- Certifikime: CBAP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.