ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësia e Mbështetjes Teknike.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Kërkesat për kandidatët
- Menaxhon dhe mbikëqyr procesin e suportit teknik L1/L2 për garantimin e cilësisë dhe vazhdimësisë së shërbimeve.
- Monitoron dhe analizon indikatorët e performancës së shërbimit.
- Siguron respektimin e SLA-ve dhe afateve të dakordësuara për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe kërkesave.
- Koordinon eskalimin e incidenteve dhe problematikave tek njësitë dhe ekipet e specializuara teknike.
- Administron dhe mbikëqyr platformën e ticketing dhe proceset e dokumentimit dhe raportimit të incidenteve dhe kërkesave.
- Monitoron trendet e incidenteve dhe problematikave dhe propozon masa për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe eficiencës operative.
- Bashkëpunon me ekipet e operimeve, infrastrukturës, zhvillimit software dhe sigurisë për adresimin e problematikave teknike.
- Organizon dhe mbështet trajnimet periodike dhe zhvillimin profesional të specialistëve të Service Desk.
- Siguron dokumentimin dhe përditësimin e procedurave operative dhe knowledge base të shërbimeve teknologjike.
- KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: ITIL v4 Intermediate ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Pergjegjes Njesia e Mbeshtetjes Teknike.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.