Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Drejton dhe koordinon ekipin e dedikuar teknik për realizimin dhe mbështetjen e projekteve kritike në institucionet përfituese.
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetet operative dhe teknike të ekipit, duke garantuar realizimin e shërbimeve sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara.
- Menaxhon komunikimin dhe koordinimin operacional me institucionet përfituese dhe palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve.
- Planifikon dhe ndjek realizimin e detyrave, deliverables dhe angazhimeve teknike në përputhje me objektivat e projektit.
- Bashkëpunon me njësitë qendrore të zhvillimit software, operimeve, sigurisë dhe infrastrukturës për adresimin e nevojave teknike të projekteve.
- Mbikëqyr implementimin, mirëmbajtjen dhe vazhdimësinë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve në institucionet përfituese.
- Identifikon, analizon dhe eskalon problematika, incidente dhe risqe që ndikojnë në realizimin e projekteve dhe operimin e sistemeve.
- Siguron dokumentimin teknik dhe operacional të aktiviteteve, konfigurimeve dhe shërbimeve të ofruara në kuadër të projekteve.
- Monitoron performancën dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga ekipi i dedikuar.
- Ofron mbështetje teknike dhe koordinim operacional gjatë situatave kritike dhe incidenteve me impakt të lartë.
- Raporton tek Drejtor Departamentit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5-8 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime teknike përkatëse përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim;
- Intervistë.
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.