ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Finance.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Finance, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet financiare dhe operacionale të shoqërisë për garantimin e saktësisë dhe përputhshmërisë me legjislacionin financiar dhe kontabël në fuqi.
- Harton, monitoron dhe raporton të dhënat financiare dhe raportet periodike në përputhje me afatet dhe kërkesat e organizatës.
- Siguron saktësinë, plotësinë dhe rakordimin e të dhënave financiare dhe kontabël të sektorit.
- Koordinon proceset e mbylljes mujore, periodike dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe dokumentacionit kontabël.
- Mbikëqyr administrimin dhe dokumentimin e transaksioneve financiare dhe kontabël sipas procedurave dhe standardeve përkatëse.
- Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit dhe kontrollit financiar.
- Siguron arkivimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe kontabël sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të organizatës.
- Monitoron zbatimin e procedurave financiare dhe identifikon problematika apo risqe që lidhen me aktivitetin financiar të sektorit.
- Ofron mbështetje profesionale dhe koordinim për specialistët e sektorit në çështje financiare dhe kontabël.
- Bashkëpunon me njësitë administrative dhe operative për planifikimin dhe ndjekjen e proceseve financiare dhe buxhetore.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: CPA, ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Pergjegjes Finances.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.