Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Finance

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.06.2026

Përgjegjës Finance, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Finance, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet financiare dhe operacionale të shoqërisë për garantimin e saktësisë dhe përputhshmërisë me legjislacionin financiar dhe kontabël në fuqi.
  • Harton, monitoron dhe raporton të dhënat financiare dhe raportet periodike në përputhje me afatet dhe kërkesat e shoqërisë
  • Siguron saktësinë, plotësinë dhe rakordimin e të dhënave financiare dhe kontabël të sektorit.
  • Koordinon proceset e mbylljes mujore, periodike dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe dokumentacionit kontabël.
  • Mbikëqyr administrimin dhe dokumentimin e transaksioneve financiare dhe kontabël sipas procedurave dhe standardeve përkatëse.
  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit dhe kontrollit financiar.
  • Siguron arkivimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe kontabël sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të shoqërisë.
  • Monitoron zbatimin e procedurave financiare dhe identifikon problematika apo risqe që lidhen me aktivitetin financiar të sektorit.
  • Ofron mbështetje profesionale dhe koordinim për specialistët e sektorit në çështje financiare dhe kontabël.
  • Bashkëpunon me njësitë administrative dhe operative për planifikimin dhe ndjekjen e proceseve financiare dhe buxhetore.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes/ Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime CPA ose ekuivalente përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.