Inxhinier i Mesëm Sistemi Elektrik, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Mesëm Sistemi Elektrik, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Asiston Inxhinierin e Lartë Elektrik në kryerjen e kontrolleve javore, mujore dhe tremujore.
- Kryen kontrollet ditore vizuale të paneleve elektrike dhe sinjalizuesve të alarmit.
- Zbaton procedurat e mirëmbajtjes parandaluese sipas planit të miratuar.
- Kryen shtrengimin e kontakteve elektrike, pastrimin nga pluhuri dhe zëvendësimin e elementëve defektë.
- Mbikëqyr gjendjen e sistemit të ndriçimit të emergjencës dhe kryen teste periodike.
- Dokumenton të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet sipas formateve standarde.
- Koordinon me furnitorët gjatë ndërhyrjeve teknike të garantuara.
- Siguron disponueshmërinë e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për ndërhyrje.
- Mbështet zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara me stokun e disponueshëm.
- Raporton tek Inxhinieri i Lartë Elektrik dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
- Certifikime: Përbën avantazh certifikim bazë elektrik
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.