Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Mesëm Siguri Fizike dhe Zjarr

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Mesëm Siguri Fizike dhe Zjarr, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Mesëm Siguri Fizike dhe Zjarr, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Kryen inspektimin mujor të cilësisë së figurës, playback dhe funksioneve të sistemit CCTV.
  • Kontrollon gjendjen e kamerave, pajisjeve të regjistrimit dhe serverëve.
  • Inspekton ngjarjet e regjistruara të kontrollit të aksesit dhe sinkronizimin e orës.
  • Kontrollon sistemin e bllokimit motorik/magnetik të dyerve dhe integrimin me sistemin e zjarrit.
  • Kryen kontrolle tremujore të sistemit të detektimit të zjarrit: dedektorët dhe sinjalizuesit.
  • Mbikëqyr gjendjen e cilindrave me agjentin shuarës dhe aktuatorëve.
  • Kontrollon përditësimet e firmware dhe antivirusit të serverëve të sistemit.
  • Dokumenton gjetjet dhe propozon masa korrigjuese.
  • Koordinon me furnitorët për riparime dhe kalibrime të specializuara.
  • Raporton tek Inxhinieri i Lartë Siguri dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor në Elektronikë, Elektroteknike ose fushë të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.