Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Mesëm HVAC dhe UPS

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Mesëm HVAC dhe UPS, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Mesëm HVAC dhe UPS,, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Kryen kontrollet javore të njësive të kondicionimit: temperaturat, lagështinë, alarmet dhe orët e punës.
  • Asiston në kontrollet mujore të njësive ftohëse: ventilatorët, filtrat, valvulat dhe sensorët.
  • Kryen kontrolle periodike të njësive UPS: parametrat, bateritë, ventilatorët dhe sinjalizuesit.
  • Monitoron gjendjen e baterive UPS dhe raporton alarmet e amortizimit.
  • Pastron filtrat e njësive të kondicionimit sipas kalendarit.
  • Mbikëqyr parametrat e punës së gjeneratorëve gjatë testeve javore.
  • Dokumenton të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet sipas formateve standarde.
  • Siguron disponueshmërinë e materialeve të nevojshme për mirëmbajtje rutinë.
  • Koordinon me furnitorët gjatë ndërhyrjeve teknike të specializuara.
  • Raporton tek Inxhinierët e Lartë HVAC/BMS dhe UPS/Gjeneratorë dhe aktivizohet on-call.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor në Inxhinieri Mekanike, Termike ose Elektrike ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
  • Certifikime: Përbën avantazh trajnim bazë për sistemet e kondicionimit ose UPS

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.