Inxhinier i Mesëm Elektrik dhe Gjeneratorë, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Mesëm Elektrik dhe Gjeneratorë, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Kryen kontrollet javore të gjeneratorëve: niveli i vajit, ujit, karburantit, parametrat dhe rrjedhjet.
- Asiston në ndezjen dhe testimin pa ngarkesë të gjeneratorëve sipas kalendarit.
- Mbikëqyr inspektimet dhe lubrifikimet e pjesëve lëvizëse të gjeneratorëve.
- Asiston Inxhinierin e Lartë Elektrik gjatë ndërhyrjeve që kërkojnë dy persona.
- Kryen kontrolle vizuale të paneleve elektrike dhe sinjalizuesve të alarmit.
- Zbaton procedurat e sigurisë elektrike gjatë çdo ndërhyrjeje.
- Asiston në kryerjen e skanimeve termografike të pajisjeve.
- Menaxhon stokun e pjesëve të këmbimi elektrike sipas niveleve minimale të stokut.
- Dokumenton të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet sipas formateve standarde.
- Raporton tek Inxhinieri i Lartë Elektrik dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.