Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Mesëm BMS dhe Monitorim

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Mesëm BMS dhe Monitorim, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Mesëm BMS dhe Monitorim, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Monitoron vazhdimisht sistemin BMS dhe analizon log-et e alarmeve për të gjitha sistemet.
  • Konfiguron kufijtë e alarmeve, prioritetet dhe vonësat e dërgimit sipas parametrave të miratuar.
  • Verifikon saktësinë e leximeve BMS krahasuar me matjet lokale të pajisjeve dhe sensorëve.
  • Kryen back-up të konfigurimeve dhe të dhënave BMS sipas kalendarit periodik.
  • Kontrollon të drejtat e përdoruesve dhe verifikon fjalëkalimet e sistemit.
  • Inspekton disponueshmërinë e përditësimeve të firmware dhe softuerit të sistemit BMS.
  • Harton raportet mujore të performancës: temperaturat, lagështia, alarmet dhe incidentet.
  • Harton raportet tremujore të auditimit të sistemeve dhe kalibrimeve të kryera.
  • Sinkronizon orën e sistemit BMS me të gjitha pajisjet e lidhura.
  • Raporton tek Inxhinieri i Lartë HVAC/BMS dhe Përgjegjësin e Njësisë për gjetjet kritike.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fushë të ngjashme
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.