Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Lartë Sistemi UPS dhe Gjeneratorë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Lartë Sistemi UPS dhe Gjeneratorë , Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Lartë Sistemi UPS dhe Gjeneratorë, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Mirëmban dhe operon njësitë UPS me kapacitet të lartë sipas manualeve teknike të prodhuesit.
  • Kontrollon dhe menaxhon gjendjen e baterive të të gjitha njësive UPS.
  • Koordinon zëvendësimin e baterive të amortizuara sipas alarmeve aktive.
  • Mirëmban dhe teston gjeneratorët diesël sipas kalendarit: ndezje pa ngarkesë çdo dy javë minimalisht.
  • Kryen shërbime periodike të gjeneratorëve: ndërrimin e vajit, filtrave, coolant dhe baterive.
  • Kryen teste transferimi ndërmjet rrjetit, UPS-ve dhe gjeneratorëve.
  • Monitoron parametrat e energjisë: tension, frekuencë, rrymë dhe faktor fuqie.
  • Kryen skanime termografike të pajisjeve UPS dhe gjeneratorëve.
  • Mirëmban dokumentacionin teknik dhe log-un e alarmeve.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikim zyrtar nga prodhuesi i njësive UPS të instaluara, gjeneratorësh diesel, përbejnë avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.