Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Lartë Siguri Fizike dhe Sistemi i Zjarrit

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Lartë Siguri Fizike dhe Sistemi i Zjarrit , Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Lartë Siguri Fizike dhe Sistemi i Zjarrit, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Mirëmban sistemin e kamerave CCTV, sistemin e regjistrimit dhe videowall-in sipas manualeve teknike.
  • Kontrollon cilësinë e figurës, playback, gjendjen e RAID/Storage dhe shërbimeve të sistemit VMS.
  • Mirëmban sistemin e kontrollit të aksesit: kontrollerët, lexuesit, elektromagnetët dhe softuerin Time Attendance.
  • Kontrollon ngjarjet e regjistruara të kontrollit të aksesit, sinkronizimin e orës dhe integrimin me sistemin e zjarrit.
  • Mirëmban sistemin e detektimit dhe shuarjes së zjarrit: panelet e kontrollit, dedektorët e tymit dhe nxehtësisë.
  • Kontrollon cilindrat me agjentin shuarës dhe aktuatorët sipas kalendarit periodik.
  • Kryen teste reale të sistemit të zjarrit sipas kalendarit dhe dokumenton rezultatet.
  • Siguron përditësimet e firmware dhe softuerit të të gjitha pajisjeve të sigurisë.
  • Dokumenton gjetjet dhe propozon masa korrigjuese.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri Elektronike, Elektroteknike, Siguri Fizike ose fushë të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime nga prodhuesi i sistemit të menaxhimit të videosurveillance
  • Trajnim zyrtar për sistemin e shuarjes së zjarrit përbejnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.