Inxhinier i Lartë Rrjet dhe Fibër Optike, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Lartë Rrjet dhe Fibër Optike, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Detyrat kryesore
- Mirëmban kabllimin strukturor të strukturuar: patch panelet CU dhe FO, adaptorët dhe kanalinot e menaxhimit.
- Administron lidhjet me fibra optike dhe patch cord-et brenda ambienteve operative.
- Mirëmban dhe konfiguron switch-et e dhomës së rrjetit.
- Menaxhon bllokueset e ajrit dhe kanalinot për menaxhimin e kabllimit.
- Kryen testimin periodik të të gjitha lidhjeve aktive dhe pasive sipas standardeve.
- Dokumenton ndryshimet në topologji dhe azhoron as-built e kabllimit.
- Koordinon me inxhinierët e tjerë të njësisë për lidhjet ndërmjet sistemeve.
- Siguron etiketimin e plotë dhe të saktë të të gjithë kabllimit sipas standardeve.
- Koordinon me ekipin e fibrave optike për lidhjet hyrëse nga rrjeti qeveritar.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/ Master në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Rrjeti ose fushë të ngjashme
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Përbën avantazh certifikim kabllimi strukturor
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.