Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës i Ekipit të Dedikuar

NJOFTIM Afati i aplikimit: 28.09.2026

Përgjegjës i Ekipit të Dedikuar, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës i Ekipit të Dedikuar, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton dhe koordinon ekipin e dedikuar për realizimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen e projekteve, sistemeve dhe shërbimeve kritike në institucionet përfituese.
  • Siguron organizimin dhe koordinimin e punës së ekipit në përputhje me kontratat, kërkesat, prioritetet dhe kapacitetet e miratuara.
  • Harton dhe menaxhon planin e punës, prioritetet, kapacitetet, angazhimet dhe shpërndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve të ekipit.
  • Planifikon dhe monitoron realizimin e detyrave, dorëzueshmeve dhe angazhimeve teknike e operative në përputhje me objektivat dhe afatet e përcaktuara.
  • Monitoron përmbushjen e SLA-ve, KPI-ve, afateve, standardeve të cilësisë dhe kritereve të pranimit të shërbimeve dhe rezultateve të dorëzuara.
  • Identifikon, analizon dhe trajton rreziqet, varësitë, pengesat dhe ndryshimet që ndikojnë në realizimin e projekteve dhe vazhdimësinë e shërbimeve.
  • Koordinon reagimin ndaj problematikave, incidenteve dhe situatave kritike, duke siguruar përshkallëzimin në kohë te njësitë dhe strukturat përkatëse.
  • Menaxhon komunikimin dhe koordinimin operacional me institucionet përfituese dhe palët e interesit gjatë realizimit dhe operimit të shërbimeve.
  • Bashkëpunon me njësitë qendrore të zhvillimit software, arkitekturës, QA-së, DevSecOps-it, operimeve, sigurisë dhe infrastrukturës për adresimin e nevojave të projekteve.
  • Koordinon procesin e testimit, dorëzimit dhe pranimit të rezultateve me institucionin përfitues dhe autoritetet e përcaktuara.
  • Mbikëqyr implementimin, mirëmbajtjen, cilësinë, performancën dhe vazhdimësinë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve të mbuluara nga ekipi.
  • Vlerëson performancën, kapacitetet dhe nevojat për zhvillim profesional të anëtarëve të ekipit dhe propozon masa për trajnim dhe mentorim.
  • Siguron dokumentimin teknik dhe operacional, transferimin e njohurive, mbulimin rezervë të roleve kritike dhe vazhdimësinë e shërbimit.
  • Siguron gjurmueshmërinë e ndryshimeve, konfigurimeve, vendimeve, incidenteve dhe rezultateve të punës.
  • Raporton tek Drejtor Departamenti

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Certifikime në IT Service Management (ITIL), menaxhimin e projekteve (PMP/PRINCE2) ose metodologjitë Agile/Scrum përbëjnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.