Ekspert i Mesëm, Njësia Inteligjencës Artificiale dhe Analitikës, Departamenti i Projekteve dhe Inteligjencës Artificiale, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm, Njësia Inteligjencës Artificiale dhe Analitikës, Departamenti i Projekteve dhe Inteligjencës Artificiale, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Përpunon, pastron, transformon dhe strukturon të dhëna për përdorim në analiza, modele Machine Learning dhe zgjidhje AI.
- Zhvillon dhe mirëmban procese dhe pipeline për mbledhjen, transformimin dhe përpunimin e të dhënave që përdoren nga zgjidhjet AI dhe analitike.
- Mbështet zhvillimin, trajnimin, testimin dhe përmirësimin e modeleve AI/ML në përputhje me kërkesat teknike dhe funksionale.
- Zhvillon dhe implementon komponentë të bazuar në Generative AI dhe mbështet integrimin e tyre në aplikacione dhe procese ekzistuese.
- Kontribuon në zgjidhje për përpunimin inteligjent të dokumenteve dhe informacionit të pastrukturuar, përfshirë klasifikimin, nxjerrjen dhe strukturimin e informacionit.
- Mbështet implementimin e zgjidhjeve që përdorin LLM, RAG, embeddings, kërkim semantik dhe baza njohurish, sipas nevojave të projektit.
- Integron modele, shërbime dhe API të inteligjencës artificiale me aplikacione dhe sisteme të tjera, në bashkëpunim me ekipet teknike.
- Kryen testimin dhe validimin e modeleve dhe zgjidhjeve AI dhe evidenton problematikat ose mundësitë për përmirësim.
- Mbështet implementimin, konfigurimin dhe monitorimin e zgjidhjeve AI në mjedise cloud dhe operative.
- Monitoron pipeline-et, modelet dhe proceset analitike dhe evidenton problematikat që lidhen me të dhënat, performancën ose funksionimin.
- Ndjek cilësinë, integritetin dhe konsistencën e të dhënave gjatë proceseve të zhvillimit dhe implementimit.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe analitik dhe zbaton standardet, procedurat dhe udhëzimet teknike të përcaktuara nga Njësia.
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në data/ML përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.