Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm, Njësia e Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit

NJOFTIM Afati i aplikimit: 28.09.2026

Ekspert i Mesëm, Njësia e Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm, Njësia e Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Analizon kërkesat funksionale dhe teknike për fushëveprimin e caktuar, evidenton paqartësi dhe çështje të testueshmërisë dhe identifikon kushtet dhe prioritetet e testimit bazuar në risk.
  • Kryen testime funksionale, integruese, regresive dhe testime performance për aplikacionet dhe sistemet software, me qëllim vlerësimin e funksionalitetit, stabilitetit dhe performancës.
  • Përgatit, përditëson dhe ekzekuton test case dhe skenarë testimi dhe kontribuon në përgatitjen dhe përditësimin e test planit, në përputhje me kërkesat funksionale dhe teknike të projekteve.
  • Përgatit test data për fushëveprimin e caktuar dhe verifikon parakushtet e nevojshme të test environment përpara ekzekutimit.
  • Identifikon, dokumenton dhe ndjek defektet dhe problematikat e evidentuara gjatë procesit të testimit, duke përdorur proceset dhe mjetet e bug tracking, dhe verifikon korrigjimet e realizuara.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e zhvillimit software dhe ekipet teknike për analizimin dhe zgjidhjen e problematikave të identifikuara, si dhe me palët e biznesit/analizës për sqarimin e kërkesave kur është e nevojshme.
  • Mbështet proceset e automatizimit të testeve dhe implementimin e praktikave moderne të sigurimit të cilësisë.
  • Monitoron coverage dhe traceability për fushëveprimin e caktuar, ndjek metrikat e cilësisë, përgatit raportime periodike mbi rezultatet e testimit dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të QA.
  • Jep informacion mbi statusin e testimit, defektet dhe risqet e mbetura për të mbështetur vlerësimin e gatishmërisë për release.
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime në ISTQB ose trajnime në testing përbëjnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.