Ekspert i Lartë, Njësia Inteligjencës Artificiale dhe Analitikës, Departamenti i Projekteve dhe Inteligjencës Artificiale, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë, Njësia Inteligjencës Artificiale dhe Analitikës, Departamenti i Projekteve dhe Inteligjencës Artificiale, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Analizon kërkesat teknike dhe funksionale dhe kontribuon në projektimin teknik të zgjidhjeve të inteligjencës artificiale dhe analitikës.
- Zhvillon, teston dhe implementon modele dhe zgjidhje të avancuara AI/ML, përfshirë aplikacione të bazuara në Generative AI dhe LLM, sipas kërkesave të projektit.
- Projekton dhe zhvillon zgjidhje analitike, modele te te dhenave dhe procese per perpunimin dhe shfrytezimin e te dhenave per nevoja analitike.
- Kontribuon në realizimin e zgjidhjeve nga faza e konceptit dhe prototipit deri në implementimin dhe funksionimin e tyre në mjedise operative.
- Projekton dhe zhvillon komponentë dhe pipeline teknikë për përpunimin e të dhënave, ekzekutimin e modeleve dhe integrimin e zgjidhjeve AI.
- Kontribuon, sipas nevojave të projektit, në zgjidhje RAG, kërkim semantik, baza te dhenash, përpunim inteligjent dokumentesh dhe zgjidhje të bazuara në AI Agents.
- Vlerëson modele, teknologji dhe alternativa teknike dhe propozon qasje të përshtatshme për realizimin e zgjidhjeve.
- Bashkëpunon me ekipet e arkitekturës, zhvillimit, data engineering, infrastrukturës dhe sigurisë për realizimin e zgjidhjeve end-to-end.
- Vlerëson saktësinë, performancën, qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e modeleve dhe zgjidhjeve dhe propozon ose implementon përmirësime teknike.
- Kontribuon në praktikat e testimit, versionimit, deployment, monitorimit dhe menaxhimit të ciklit të jetës së modeleve dhe aplikacioneve AI.
- Analizon dhe zgjidh problematika teknike komplekse që lidhen me modelet, të dhënat, integrimet, performancën dhe funksionimin e zgjidhjeve.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik të nevojshëm për zgjidhjet, modelet, komponentët, integrimet dhe testimet.
- Mbështet dhe mentoron Ekspertët e Mesëm dhe Specialistët në çështje teknike dhe ndan praktikat dhe njohuritë e fituara gjatë projekteve.
- Ndjek zhvillimet në AI/ML dhe Generative AI dhe vlerëson aplikimin praktik të teknologjive dhe metodave të reja në projektet e Njësisë.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: Certifikime në AI/ML ose platforma cloud përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.