Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 13.10.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Mban pronësinë teknike (technical ownership) të moduleve ose shërbimeve të caktuara: përgjigjet për dizajnin, cilësinë, performancën, sigurinë dhe funksionimin e tyre në produksion.
  • Harton dizajnin teknik të funksionaliteteve të reja - modelin e të dhënave, API-të, integrimet - dhe e argumenton atë përpara ekipit dhe Arkitektit të Zgjidhjeve.
  • Zhvillon funksionalitetet më komplekse dhe me risk më të lartë, ku gabimet kushtojnë më shumë.
  • Udhëheq procesin e code review: nuk kontrollon thjesht kodin, por ngre standardin e ekipit përmes feedback-ut konkret dhe të argumentuar.
  • Diagnostikon dhe zgjidh incidentet në produksion, kryen analizën e shkakut rrënjësor (root cause) dhe propozon masa që parandalojnë përsëritjen e tyre.
  • Kujdeset për shëndetin afatgjatë të kodit që zotëron: refactoring, përditësim varësish, reduktim i borxhit teknik.
  • Vlerëson teknologji, librari dhe qasje të reja dhe propozon adoptimin e tyre kur sjellin vlerë të matshme për njësinë.
  • Mentoron Ekspertët e Mesëm dhe Specialistët përmes punës së përbashkët: pair programming, dizajn i përbashkët, feedback i strukturuar.
  • Dokumenton vendimet teknike dhe arkitekturën e komponentëve që zotëron, në mënyrë që njohuria të mos varet nga një person i vetë
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime në teknologji përkatëse ose Cloud përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza.

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.