Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë (SysAdmin)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 29.09.2026

Ekspert i Lartë (SysAdmin), Njësia e Operimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë (SysAdmin), Njësia e Operimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Administron dhe mirëmban serverët fizikë dhe virtualë dhe infrastrukturën on-premise, duke garantuar disponueshmërinë, stabilitetin, performancën dhe sigurinë e tyre.
  • Administron sistemet Linux dhe Windows Server, përfshirë instalimin, konfigurimin, patching, hardening, upgrade, akseset, shërbimet sistemore dhe troubleshooting.
  • Administron platformat e virtualizimit dhe hypervisor-ët, përfshirë host-et, cluster-at, makinat virtuale, burimet, kapacitetet, high availability dhe lifecycle-in e mjediseve virtuale.
  • Administron storage, SAN, file systems dhe komponentët përkatës të infrastrukturës, duke monitoruar kapacitetet, performancën dhe disponueshmërinë e tyre.
  • Administron shërbimet bazë të infrastrukturës dhe identitetit, përfshirë directory services, DNS, autentikimin, përdoruesit, grupet, privilegjet dhe kontrollet e aksesit.
  • Administron konfigurimet dhe shërbimet e rrjetit në nivel sistemi/serveri dhe kryen diagnostikimin e problematikave të lidhjes dhe komunikimit të sistemeve.
  • Administron dhe verifikon proceset e backup/restore dhe kontribuon në implementimin dhe testimin e disaster recovery, high availability dhe vazhdimësisë operacionale të sistemeve.
  • Monitoron serverët, sistemet operative, platformat e virtualizimit, storage, shërbimet, logs, alarmet, performancën dhe kapacitetet, duke identifikuar dhe adresuar problematikat teknike.
  • Identifikon, analizon dhe zgjidh incidente dhe problematika komplekse të sistemeve dhe infrastrukturës dhe koordinon, sipas nevojës, ndërhyrjet me ekipet e tjera teknike dhe ofruesit e teknologjisë.
  • Planifikon, teston dhe implementon konfigurime, patch-e, upgrade, migrime dhe ndryshime teknike në mjediset testuese dhe operative, në përputhje me procedurat e change management.
  • Zhvillon dhe mirëmban script-e dhe automatizime për administrimin, konfigurimin, monitorimin dhe eliminimin e proceseve operative të përsëritshme.
  • Administron dhe mbështet integrimin e sistemeve on-premise me shërbime dhe infrastruktura Cloud/Hybrid dhe bashkëpunon me ekipet DBA, Application/Middleware, DevOps dhe Sigurisë për operimin dhe integrimin e platformave.
  • Dokumenton arkitekturën dhe konfigurimet e infrastrukturës, ndryshimet, procedurat operative dhe zgjidhjet teknike dhe ofron mentorim e mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime: Certifikime në administrimin e sistemeve Linux/Windows, platformat e virtualizimit, storage dhe backup, si dhe certifikime në teknologjitë Cloud/Hybrid përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë.

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.