Ekspert i Lartë, Njësia e DevSecOps dhe Automatizim, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë, Njësia e DevSecOps dhe Automatizim, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Zbaton praktikat DevSecOps, automatizimin dhe administrimin e infrastrukturës IT, në përputhje me standardet teknologjike dhe të sigurisë së shoqërisë.
- Administron dhe mirëmban serverët fizikë dhe virtualë, sistemet Linux/Windows, storage, backup dhe infrastrukturën on-premise, duke garantuar disponueshmërinë, performancën dhe sigurinë e tyre.
- Administron platformat e virtualizimit, makinat virtuale, burimet dhe kapacitetet, duke monitoruar disponueshmërinë dhe performancën e mjediseve.
- Kryen administrimin e Linux dhe Windows Server, përfshirë instalimin, konfigurimin, patching, hardening, akseset, shërbimet sistemore dhe troubleshooting.
- Kryen dhe mbështet proceset e backup/restore, disaster recovery, capacity planning, monitorimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe sistemeve.
- Implementon dhe mirëmban pipeline CI/CD për automatizimin e build, testimit, integrimit dhe deployment-it të aplikacioneve.
- Implementon Infrastructure as Code (IaC), Configuration Management dhe automatizimin e administrimit dhe provisionimit të infrastrukturës.
- Administron containerization, orchestration dhe platformat cloud, si dhe integrimin e tyre me infrastrukturën on-premise.
- Integron dhe mirëmban kontrollet e sigurisë SAST, DAST dhe SCA në pipeline-et CI/CD dhe proceset DevSecOps.
- Monitoron performancën, logs, kapacitetet dhe stabilitetin e infrastrukturës, sistemeve dhe aplikacioneve, duke diagnostikuar dhe adresuar problematikat teknike dhe vulnerabilitetet.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit, arkitekturës dhe sigurisë dhe ofron mbështetje teknike e mentorim në System Administration, Virtualization, DevOps, Cloud, Automatizim dhe AppSec.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: AWS/Azure/GCP, Kubernetes (CKA/CKAD) ose certifikime në sigurinë e aplikacioneve (OSCP/CEH/CSSLP), certifikime në administrimin e sistemeve Linux/Windows si dhe certifikime per platformat e virtualizimit përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.