Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesem

NJOFTIM Afati i aplikimit: 27.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (1) vend të lire pune në pozicionin:

Ekspert i Mesem, Drejtoria Prokurimeve, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të tenderimit.
  • Ndjek procedurat e prokurimit dhe monitoron respektimin e afateve ligjore dhe administrative.
  • Administron, organizon dhe arkivon dokumentacionin dhe dosjet e procedurave të prokurimit.
  • Bashkëpunon me ekipin dhe komisionet për procesin e vlerësimit të ofertave dhe dokumentacionit përkatës.
  • Siguron përputhshmërinë e procedurave me legjislacionin dhe rregullat e brendshme të prokurimit.
  • Mbështet publikimin dhe ndjekjen e procedurave në sistemet elektronike të prokurimit.
  • Koordinon me njësitë përkatëse për mbledhjen e dokumentacionit dhe nevojave të prokurimit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master juridik / ekonomik ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 2-5 vite eksperience profesionale në fushë

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Mesem Jurist.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.