Ekspert i Mesëm Zhvillimi Software Backend/Frontend/Full-stack/Mobile (WebDev/ WinDev/ Java/ .Net/ Php),
Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 5 (pesë) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm Zhvillimi Software Backend/Frontend/Full-stack/Mobile (WebDev/ WinDev/ Java/ .Net/ Php), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Zhvillon, implementon dhe mirëmban funksionalitete software në përputhje me kërkesat funksionale dhe specifikimet teknike
- Bashkëpunon me ekipet për integrimin dhe funksionimin korrekt të moduleve dhe komponentëve të aplikacionit
- Kryen testimin, debug-imin dhe optimizimin e kodit për garantimin e cilësisë dhe performancës së aplikacioneve
- Zbaton standardet, metodologjitë dhe praktikat e zhvillimit software dhe dokumentimit teknik
- Mbështet përmirësimin e performancës dhe sigurisë së aplikacioneve dhe sistemeve
- Bashkëpunon me ekipet QA dhe DevOps për testimin, implementimin dhe publikimin e funksionaliteteve
- Ndjek dhe adreson problematikat teknike gjatë ciklit të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik të zhvillimeve dhe ndryshimeve të realizuara
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë së Zhvillimit Software
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2-5 vjet eksperiencë profesionale në fushë;
- Trajnime teknike përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.