Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesem Njesie DevOps dhe Cloud

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie DevOps dhe Cloud.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Zbaton dhe mirëmban pipeline-et CI/CD, duke siguruar automatizimin e proceseve të build, testimit, integrimit dhe deployment-it të aplikacioneve në mjediset zhvillimore dhe prodhuese.
  • Konfiguron dhe menaxhon mjediset cloud, serverët dhe shërbimet përkatëse, duke garantuar disponueshmërinë, performancën dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike.
  • Automatizon detyra operative dhe deployment-et, nëpërmjet përdorimit të skripteve, mjeteve të automatizimit dhe praktikave Infrastructure as Code (IaC), me qëllim rritjen e efikasitetit operacional.
  • Monitoron sistemet dhe ndihmon në zgjidhjen e incidenteve, duke analizuar problematikat teknike, performancën e sistemeve dhe duke kontribuar në minimizimin e ndërprerjeve të shërbimeve.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit për integrim të vazhdueshëm, testim, publikim dhe optimizim të aplikacioneve, në përputhje me kërkesat teknike dhe operacionale të shoqërisë.
  • Ndjek standardet e DevOps dhe dokumentimin teknik, duke zbatuar praktikat më të mira për menaxhimin e konfigurimeve, sigurisë, proceseve operative dhe dokumentimit të infrastrukturës dhe sistemeve.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 2-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Trajnime në cloud ose automatizim përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.