ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi, Departamenti i Strategjise dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Mbledh, analizon dhe dokumenton kërkesat funksionale dhe operative të projekteve dhe sistemeve.
- Përgatit User Stories, specifikime funksionale dhe dokumentacionin përkatës të analizës.
- Koordinon me ekipet teknike dhe palët e interesit për qartësimin dhe validimin e kërkesave.
- Ndjek ndryshimet funksionale dhe përditëson dokumentacionin përkatës gjatë ciklit të projektit.
- Mbështet procesin e testimit funksional (UAT) dhe verifikimin e kërkesave funksionale.
- Siguron përputhshmërinë e dokumentacionit dhe proceseve me metodologjinë dhe standardet e analizës.
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
- Koordinon komunikimin teknik-funksional me palët e interesit gjatë analizimit dhe implementimit të sistemeve.
- Siguron përputhshmërinë me standardet e BA.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 2-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime: Trajnime ne BA perbejne avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.