Ekspert i Mesëm, Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm, Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron dhe mirëmban platformat e zërit mbi IP (VoIP), IP Telefonisë dhe sistemeve PBX (Private Branch Exhange)
- Menaxhon Infrastrukturën e videokonferencave, mjetet e bashkëpunimit (p.sh Cisco Webex) dhe pajisjet fundore përkatëse (endpoints)
- Konfiguron dhe mirëmban portat zanore (Voice Gateways), lidhjet SIP (SIP Trunks) dhe Session Border Controllers (SBC) për komunikime të jashtme dhe të brendshme të sigurta
- Administron pajisjet dhe konfigurimet e rrjetit
- Monitoron performancën dhe disponueshmërinë
- Mbështet implementimin e masave të sigurisë rrjetore
- Zgjidh incidente dhe problematika të rrjetit
- Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese
- Bashkëpunon me ekipet për integrimin e sistemeve
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: CCNP Collaboration , CCIE përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.