Ekspert i Mesëm, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Mbështet administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës Cloud, on-premise dhe hibride dhe platformave teknologjike, sipas arkitekturës dhe standardeve të përcaktuara.
- Kryen administrimin e serverëve fizikë dhe virtualë, sistemeve Linux/Windows dhe platformave të virtualizimit, përfshirë konfigurimin, patching, hardening dhe troubleshooting.
- Mbështet administrimin dhe monitorimin e storage, file systems, backup, high availability dhe disaster recovery dhe merr pjesë në testimin e mekanizmave të rikuperimit.
- Kryen konfigurimin dhe administrimin e komponentëve compute, storage, networking, identity dhe shërbimeve bazë të infrastrukturës Cloud dhe mbështet integrimin e tyre me mjediset on-premise.
- Implementon dhe mirëmban platformat dhe mjediset e containerization dhe orchestration sipas arkitekturës dhe standardeve të përcaktuara.
- Përdor dhe përshtat Infrastructure as Code (IaC), Configuration Management dhe automatizime për provisioning, konfigurimin dhe administrimin e infrastrukturës dhe platformave.
- Monitoron serverët, sistemet operative, platformat e virtualizimit, storage, backup dhe platformat Cloud, si dhe performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e tyre, duke kontribuar në optimizimin e burimeve dhe kostove.
- Implementon konfigurimet e identity and access management, hardening dhe kontrollet e përcaktuara të sigurisë së infrastrukturës dhe platformave.
- Merr pjesë në testimin dhe vlerësimin teknik të teknologjive dhe platformave të reja dhe dokumenton rezultatet sipas standardeve të përcaktuara.
- Identifikon dhe zgjidh problematika teknike të sistemeve, platformave dhe infrastrukturës dhe implementon upgrade, migrime dhe ndryshime teknike, duke eskaluar problematikat komplekse.
- Mbështet ekipet e projekteve dhe DevSecOps në konfigurimin dhe përdorimin e platformave dhe shërbimeve të infrastrukturës, përgatit dokumentacionin, runbook-et dhe procedurat operative dhe ofron mbështetje teknike për Specialistët.
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Niveli minimal i diplomës Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Trajnime ose certifikime në AWS/Azure/GCP, administrimin e sistemeve Linux/Windows, platformat e virtualizimit, Kubernetes, Infrastructure as Code ose teknologjitë e infrastrukturës përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.