Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm i Inteligjencës Artificiale & Analitike

NJOFTIM Afati i aplikimit: 15.06.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin: 

Ekspert i Mesëm i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Njësia e Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

DETYRAT DHE  PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR  NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Përpunon dhe transformon të dhënat për përdorim analitik dhe modele inteligjence artificiale 
  • Mbështet ndërtimin, testimin dhe përmirësimin e modeleve ML/AI në përputhje me kërkesat teknike 
  • Menaxhon dhe monitoron pipeline-et e të dhënave për sigurimin e rrjedhës dhe përpunimit korrekt të informacionit 
  • Bashkëpunon me ekipet teknike për integrimin dhe implementimin e zgjidhjeve analitike dhe AI 
  • Ndjek cilësinë, integritetin dhe konsistencën e të dhënave gjatë proceseve të analizës dhe zhvillimit 
  • Mbështet përgatitjen dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit teknik dhe analitik 
  • Raporton tek Eksperti i Lartë i Njësisë 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 2-5 vjet eksperiencë profesionale në fushë 
  • Trajnime në data/ML përbëjnë avantazh  

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2B-AI

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 15.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit. 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.