Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i mesëm arkivë/protokoll

NJOFTIM Afati i aplikimit: 22.07.2026

Ekspert i mesëm arkivë/protokoll, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i mesëm Arkivë/ Protokoll, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Administron dhe koordinon proceset e arkivimit, protokollimit dhe administrimit të dokumentacionit në përputhje me procedurat dhe rregulloret në fuqi;
  • Siguron klasifikimin, regjistrimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e dokumenteve dhe shkresave zyrtare të shoqërisë;
  • Monitoron zbatimin e procedurave administrative dhe përputhshmërinë e proceseve të arkivës dhe protokollit me kërkesat ligjore përkatëse;
  • Mbikëqyr administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen fizike dhe elektronike të dokumentacionit dhe materialeve arkivore;
  • Bashkëpunon me njësitë organizative për administrimin korrekt të dokumentacionit dhe ndjekjen e praktikave administrative;
  • Siguron integritetin, konfidencialitetin dhe aksesin e kontrolluar në dokumentacionin dhe materialet arkivore;
  • Identifikon problematika në proceset e dokumentimit dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve administrative dhe arkivore;
  • Mbështet proceset e inventarizimit, sistemimit dhe transferimit të dokumentacionit sipas procedurave dhe afateve përkatëse;
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin, regjistrat dhe evidencat administrative që lidhen me arkivën dhe protokollin.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë/Kontabilitet/Ekonomi/ Biznes/ Administrim ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperience profesionale në fushë

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.