Ekspert i Mesëm Analize Biznesi, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm Analize Biznesi, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Mbledh, analizon dhe dokumenton kërkesat funksionale dhe operative të projekteve dhe sistemeve.
- Përgatit User Stories, specifikime funksionale dhe dokumentacionin përkatës të analizës.
- Koordinon me ekipet teknike dhe palët e interesit për qartësimin dhe validimin e kërkesave.
- Ndjek ndryshimet funksionale dhe përditëson dokumentacionin përkatës gjatë ciklit të projektit.
- Mbështet procesin e testimit funksional dhe verifikimin e kërkesave funksionale.
- Siguron përputhshmërinë e dokumentacionit dhe proceseve me metodologjinë dhe standardet e analizës.
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në BA përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.