ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë Jurist.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë, Drejtoria Prokurimeve, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton dhe administron dokumentacionin e procedurave të prokurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Siguron zbatimin korrekt të Ligjit për prokurimet publike dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
- Përgatit dosjet e tenderëve, specifikimet teknike dhe dokumentacionin standard të procedurave.
- Koordinon me njësitë përkatëse për identifikimin dhe planifikimin e nevojave të prokurimit.
- Menaxhon komunikimin dhe marrëdhëniet me operatorët ekonomikë gjatë procedurave të prokurimit.
- Mbështet procesin e vlerësimit të ofertave dhe përgatit dokumentacionin për përzgjedhjen e fituesit.
- Administron publikimin dhe ndjekjen e procedurave në sistemet elektronike të prokurimit.
- Siguron transparencën, dokumentimin dhe arkivimin e plotë të procedurave të prokurimit.
- Bashkëpunon me njësitë juridike, financiare dhe teknike për zbatimin korrekt të kontratave.
- Harton raporte dhe evidenca periodike mbi realizimin e procedurave të prokurimit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master juridik / ekonomik ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në prokurim publik përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Lartë Jurist.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.